Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot në Londër u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer.
“Në kuadër të vizitës sime në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takova me kryeministrin Britanik, z. Kir Starmer. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Qëllimi kryesor është Procesi i Berlinit, gjegjësisht takimet e nivelit më të lartë që mbahen gjatë gjithë ditës. Procesi i Berlinit organizohet personalisht nga kryeministri Kir Starmer dhe ne jemi seriozisht të përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes Qeveri me Qeveri”, njoftoi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në kuadër të qëndrimit në Londër, kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht pati takim me mbretin britanik Çarlls III.
“Biseduam për miqësinë ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, sfera të cilave mbreti me vite të tëra u kushton vëmendje të madhe. Ky takim është mirënjohje dhe respekt, por edhe nxitje që të vazhdojmë në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Në delegacionin qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Mickoski në kryeqytetin britanik janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Financave, Gordana Koçoska Dimitrieska dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Orhan Murtezani.