Takim jo zyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë Finlanda dhe Suedia

TË FUNDIT

Një takim jo zyrtar i ministrave të jashtëm të NATO-s do të zhvillohet ditën e sotme në Berlin ku do të marrë pjesë edhe Suedia e Finlanda.

Dy shtetet pritet të aplikojnë për anëtarësimin e tyre në NATO, pas pushtimit të Ukrainës dhe për këtë arsye sot do të jenë pjesë e takimit.

Nga ana tjetër, Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t’i bashkohet aleancës si një kërcënim. Kjo do t’i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s, e cila ditën e djeshme, Turqia u bë i vetmi shtet anëtar që shprehu kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK