Takim Besimi-Paoluçi: Do të dorëzojmë në Qeveri ligjin, i cili do të mundësojë realizimin e projektit për ballafaqim urgjent me Kovid-19

TË FUNDIT

Masat dhe politikat që ndërmerren në drejtim të mbështetjes së rritjes së qëndrueshme dhe inkluzive janë thelbësore në kushte kur bafaqohemi me krizën më të madhe ekonomike deri më tani të shkaktuar nga Covid-19. Sa i përket kësaj, me një rëndësi të madhe është strategjia katërvjeçare për partneritet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Botën Botërore, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi në takimin e parë zyrtar me drejtorin e Bankës Botërore për vendin, Maksimilijano Paoluçi, i cili u mbajt onlajn.

Në takim u diskutuan projektet aktuale dhe të ardhshme të parashikuara nga strategjia katërvjeçare, projektet për ballafaqimin e pandemisë, si dhe politikat e ndërmarra nga Qeveria për t’u ballafaquar me krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Ministri Besimi informoi se Ministria do t’i dorëzojë Qeverisë një Propozim ligj për huamarrje lidhur me projektin për ballafaqim urgjent të Covid-19. Bëhet fjalë për një hua prej 90 milionë euro, e cila do të përfshijë sektorin e shëndetësisë, do të sigurojë mbështetje të përkohshme për ndihmë sociale dhe mbështetje të përkohshme për kompensim në rast të papunësisë. Në pjesën e Sektorit të shëndetësisë, projekti është dedikuar në përmirësimin e një pjesë të institucioneve të shëndetësisë, por edhe për sigurimin e pajisjeve laboratorike dhe ka një rëndësi të madhe për përforëcimin e shëndetësisë publike dhe ballafaqimin me sfidën e kësaj pandemie.

Njëkohësisht, do të miratohet edhe Ligji për huamarrje për projektin për efikasitetin e energjisë në sektorin publik në vlerë prej 25 milionë euro. Mjetet nga huaja do të ndahen për komunat dhe institucionet e shëndetësisë publike për investime në përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike. Ai do të zbatohet përmes njësisë projektuese të Ministrisë së Financave për të përmirësuar shërbimet komunale – MSIP me mbështetjen e Bankës Botërore.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për Projektin për modernizimin e bujqësisë në vlerë prej 50 milionë euro, nga të cilat 46 milionë janë hua nga Banka Botërore dhe 4 milionë euro nga granti i BE-së, realizimi i të cilit do të mundësohet pas miratimit të Ligjit për huamarrjen i cili gjithashtu është në procedurë parlamentare. Projekti përfshin ndërtimin e qendrave blerëse – shpërndarëse, ndërtimin e një sistem depozitimi për mbledhjen dhe përpunimin ekologjik të nusprodukteve me origjinë shtazore dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe zgjidhje të re softuerike për evidentimin dhe qasjen në të gjitha informacionet për secilën parcelë. Ky projekt po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe është miratuar tashmë nga Banka Botërore.

Paoluçi theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë edhe më tej të mbështesë vendin tonë përmes investimeve në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, në zhvillimin e kapitalit njerëzor si dhe në sigurimin e një qasjeje më të mirë në shërbimet sociale.