Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski thotë se po synohet krijimi i 2000 prodhues të vegjël ushqimesh, të cilët do të përfitonin subvencione dhe grante, si prodhues të ushqimeve tradicionale ose që do të shisnin nga fermat e tyre. U shpreh se në këtë kohë krize kanë për qëllim të rrisin prodhimin e ushqimit vendor.
“Ata që prodhojnë produkte maqedonase me origjinë shtazore dhe joshtazore me qëllim që të mund të marrin grant prej 10 mijë eurove për zhvillim rritje te prodhimtarisë, brendimin e produkteve dhe realizimi i qëllimit tonë, i cili është krijimi i sa më shumë produkteve finale që do të shesin nga pragu dhe ferma”, tha Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Nikollovski tha se vetëm para disa javësh janë ndarë rreth 30 milionë euro subvencione për fermerët, ndërsa po përgatiten subvencione edhe për prodhuesit e duhanit.
“Po përgatiten subvencione për prodhuesit e duhanit dhe ashtu siç tregova deri më tani janë paguar me rregull dhe shpejtë subvencionet, si asnjëherë më parë deri tani kemi ulur shumën që është vonuar vitet e kaluara, në vitin 2017 kur barinjtë kanë pasur 9 faza që nuk iu është paguar qumështi, sot është paguar faza e fundit nga viti i kaluar”, deklaroi Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Nikollovski u shpreh se fokusi i sivjetshëm është tek mundësitë më të mëdha që jep Programi IPARD 3, për të cilin tha se Maqedonia është lider në rajon dhe shembull se si duhet të përdoren fondet evropiane.