Sylvinho mbetet në krye të Kombëtares së Shqipërisë

TË FUNDIT

Braziliani Sylvinho do të vazhdojë ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Kontrata e parë e Sylvinhos me FSHF-në ka përfunduar të martën. Por tekniku brazilian për Top Channel ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.

“Kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk e kemi firmosur”, ka thënë Sylvinho.

Pritet që marrëveshja e re të jetë për dy vjet, ndërsa planifikohet edhe rritje page. Paga vjetore e Sylvinhos ishte 750 mijë euro.

Sylvinho vlerësohet për punën që e ka bërë, përkatësisht për kualifikim dhe paraqitje në Euro 2024.