Suspendohen tre policë francezë pasi pa arsye kanë rrahur një producent muziko(video)

TË FUNDIT

Francezi Mishell Zekler kërkon drejtësi në video regjistrim, të publikuar nga disa media franceze, ku shihet si disa policë e rrahin pa ndonjë arsye të dukshme. Në regjistrim shihet si tre policë të armatosur e qëllojnë disa herë, duke përdorë shkop.

“Dua të kuptoj pse më sulmuan njerëzit që mbajnë uniforma të policisë. Në fakt, dua drejtësi sepse besoj në drejtësinë e vendit tim”, deklaroi Zekleri, duke shtuar se ndjehet mirë tani pasi e vërteta doli në shesh përmes video regjistrimit.

Ai shtoi se policia e ka fyer dhe ka përdorë “epitete të fuqishme raciste”.

Ministri francez i Punëve të Brendshme Zerald Darmanen paraprakisht urdhëroi suspendimin e policëce.

Videon, të cilën fillimisht e publikoi internet faqja Lupsajder, e tregon arrestimin e dhunshëm të Zeklerit, përndryshe producent muzikor.

Incidenti ndodh në kohën kur Qeveria franceze përpiqet të miratojë ligj me të cilin ndalohen incizime të policisë, që shkaktoi protesta nga grupet civile liberale dhe gazetarëve, të cilët vlerësuan se ligji do të mundësojë që brutaliteti i policisë të mbetet pa u vënë re dhe i pandëshkuar.