Supergol i Korenicës, Ballkani merr avantazhin në Shkup

TË FUNDIT

Takim me historinë! Një derbi shqiptar në play off-in e Conference League. Në Arena “Todor Proeski”, këtë të enjte, Shkupi dhe Ballkani përplasen në aktin e parë të duelit të dyfishtë që vlen një biletë në fazën e grupeve.

Bëhet fjalë për një takim me historinë pasi si kampionët e Maqedonisë së Veriut ashtu dhe ata të Kosovës kanë për herë të parë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.

Shkupi 1- 2 Ballkani (Adetunji 19’/ Rrahmani 23′, Korenica 67′)

81’ – Shkupi gjen golin e barazimit me Adetunjin, por arbitri ndal festën, pasi ka parë një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

72′ – Tjetër zbritje me kundërsulm e Ballkanit, që i shkon pranë golit të tretë, por Naumovski është vendimtar me pritjen e tij.

9’ – Kundërpërgjigjet menjëherë Shkupi, që i shkon pranë golit, por fati ëshët me Ballkanin, pasi topi i gjuajtur nga Da Silva ndalet në traversë.

67’ – Ballkani gjen golin e avantazhit me anë të Meriton Korenicës, që lëshon një goditje spektakolare nga distanca dhe dërgon topin në rrjetë. Asgjë për të bërë për portierin Naumovski, ndërsa Ballkani përmbys disavantazhin fillestar dhe merr epërsinë në Shkup.  

60′ – Kundërpërgjigjet Shkupi, që ka një rast të artë shënimi me Cephas, por portieri Ljuljanovic bën mrekullinë, duke grushtuar topin…

58′ – Sulm i mirë i Ballkanit, por pret pa problem portieri Naumovski…

 Pjesa e parë në barazim 1-1