Sundimi i së drejtës, problemi më i madh! Kambovski: Jemi regjim hibrid ku sundojnë elitat politike

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, pret bashkim politik jo vetëm në parlament por edhe në sektorin civil, veçanërisht për faktin se gjatë këtij muaji e presin edhe letrën e Këshillit të Ministrave me të cilën do të fillojë  debati dhe bisedat në lidhje me vërejtjet që do të jenë në udhërrëfyeset.

“Sundimi i së drejtës është  supozimi kyç për zhvillim, në mënyrë që në afat të mesëm dhe afatgjatë të mund të krijojmë një sistem duke ndjekur këto udhëzime ku nuk do të kemi nevojë për mekanizma shtesë për të monitoruar sistemin tonë të drejtësisë në zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve, cilësinë e drejtësisë, cilësinë e aktvendimeve, shpejtësinë e procedurave, efikasitetin në procedurat që janë pjesë e vërejtjeve të Bashkimit Europian”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Europiane.

Akademiku Vllado Kambovski me një sërë kritikash. Ai theksoi se sundimi i së drejtës nuk nënkupton miratimin e ligjeve, që i kemi në numër të madh. Megjithatë, ai parashtroi pyetjen nëse do të jetojmë në një shtet ku do të sundojë e drejta apo do të jemi regjim hibrid.

“Nga shteti i robëruar në vitin 2015 pak kemi lëvizur drejt regjimit hibrid, ende jemi larg dhe ende në një gjendje parashtetërore-juridike. Ne jetojmë në gjendje parashtetërore-juridike në të cilën nuk sundon e drejta por sundojnë individ, sundon elita politike. Ne kemi pushtet ekzekutiv të jashtëligjshëm. Kuvend i cili nuk e kontrollon Qeverinë por është i kontrolluar nga Qeveria, përkatësisht nga partitë politike në pushtet dhe kemi gjyqësorë që nuk është i pavarur”, tha Vllado Kambovski, akademik.

Profesoresha Besa Arifi, theksoi disa vërejtje në lidhje me sundimin e së drejtës.

“Në suaza të përforcimit të pavarësisë, efikasitetit dhe jo transparencës në gjyqësorë përmenden këto sfida: d.m.th. të gjithë që vijnë nga kjo sferë përmendin besimin e ulët në gjyqësorë dhe vashërinë e lartë të gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv, mungesë e kuadrit të gjykatësve dhe prokurorëve publik që më pas reflektohet në cilësinë e drejtësisë në shtetin tonë”, shtoi Besa Arifi, profesoreshë.

Në këtë debat foli edhe Aleksandër Stojkov, i cili theksoi se sundimi i së drejtës dhe menaxhimi i mirë janë sfera për të cilat nevojitet më shumë avancim. Ai theksoi se 51% e  vërejtjeve kanë të bëjnë me pikërisht këto probleme.