Sulmuesi i Mançester Sitit pozitiv me koronavirus

TË FUNDIT

Sulmuesi i Mançester Sitit, Sergio Aguero, sot njoftoi se është infektuar me Kovid-19.

Aguero gjendet në vetizolim nga 10 janari pas kontaktit me person të infektuar me Kovid-19 dhe kur pritej ta lëshonte karantinën, argjentinasi njoftoi se është pozitiv në Kovid-19.

“Pasi kisha kontakt të afërt u vetizolova dhe testi më i ri të cilin e bëra është pozitiv në Kovid-19. Kisha simptoma dhe i ndjek rekomandimet e mjekëve për shërimin tim. Keni kujdes, të gjithë”, shkroi Aguero në profilin e tij në Tuiter.