Parlamenti turk ratifikon marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes me Pakistanin dhe Arabinë Saudite

TË FUNDIT

Parlamenti i Turqisë ka ratifikuar dje marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, përcjell TV21. Marrëveshja, e nënshkruar në gusht në Mekë nga tri fuqitë rajonale, parasheh që një sulm i armatosur ndaj cilitdo prej tri vendeve të konsiderohet sulm ndaj të gjitha palëve.

Ky zhvillim i mundëson Ankarasë t’i ofrojë mbështetje ushtarake Arabisë Saudite pas sulmeve nga rebelët Huthi të Jemenit.

Ndërkohë, gazeta turke „Hurriyet“ raportoi javën e kaluar se Turqia po përgatit një koncept të ri të mbrojtjes, i cili përfshin planifikimin për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë, zgjerimin e pranisë ushtarake jashtë vendit, bashkimin e strukturave ushtarake në Libi, si dhe mundësinë e vendosjes së një baze ushtarake turke në Arabinë Saudite.