Moti i qëndrueshëm, por fundjava sjell temperatura nën zero

TË FUNDIT

Mëngjesi i sotëm në Maqedoninë e Veriut ka nisur me temperatura të ulëta, ndërsa më ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku termometri ka shënuar -3 gradë Celsius, përcjell TV21. Në Mavrovë janë matur 1 gradë, në Lazaropolë 2, në Krushevë 3, ndërsa në Berovë dhe Pretor 4 gradë.

Në Shkup, temperaturat kanë arritur në 8 gradë në Zajçev Rid dhe 9 gradë në Petrovec, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli me 10 gradë Celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri në orën 08:30.

Gjatë ditës pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa lugina ka kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri në 17 gradë.

Sipas sinoptikanëve, moti stabil me periudha me diell do të vazhdojë deri të dielën. Gjatë fundjavës, në disa vende temperaturat e mëngjesit do të zbresin nën zero, ndërsa në disa lugina pritet edhe mjegull. Nga fillimi i javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.