Dy persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj objektit të Konsullatës amerikane në Stamboll, shkruan gazeta Miliet.
Nuk ka viktima nga sulmi pas të cilit ka pasur të shtëna midis sulmuesve dhe policisë. Dy sulmuesit arritën të arratisen.
Në ndërtesën e Konsullatës janë dërguar ekipe për çaktivizim të bombave. Një pjesë e mediave lokale njoftuan se njëri nga sulmuesit është fshehur në një shtëpi e cila është e rrethuar nga policia.
