Sulmohet fizikisht ish e dashura e Don Xhonit

TË FUNDIT

Modelja Ruse, Ariana Lirey e njohur si Ariana Kim është sulmuar nga një pjesëmarrës tjetër në spektaklin “Reality Dom”.

Modelja ruse kishte shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, e ku shumica e mediave kishin menduar se ajo ia dedikon këtë shkrim Don Xhonit. Por, duket se modelja fjalën e ka pasur pikërisht në personin që e sulmoi atë brenda shtëpisë.

Sulmin në ish të dashurën e Don Xhon ndodhi më 14 shtator të këtij viti.

Mediat ruse njoftuan se Ariana Kim ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo më urgjencë është shtruar në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.

Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.