Sulmi në spital në Ukrainë, reagon ministrja Xhaçka: Akt barbar! Udhëzova ekipin në OKB për t’i bërë presion Rusisë

TË FUNDIT

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për sulmin në spitalin në Ukrainë.

Olta Xhaçka: Të tmerruar nga sulmi Rus në spitalin në Mariupol në Ukrainë. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar. Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve,shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Udhëzova ekipin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të koordinojë punën me partnerët për t’i bërë presion Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.