Sulmi me 4 të vrarë në një spital në SHBA, autori shënjestroi mjekun që e operoi: Ishte planifikuar

TË FUNDIT

Katër persona mbetën të vrarë  si pasojë e të shtënave me armë në një spital në Oklahoma, SHBA.

Oficerët konfirmuan se autori i dyshuar, i cili ishte i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë, mbeti gjithashtu i vdekur.

Sipas policisë, personi i armatosur që vrau 3 punonjës dhe 1 pacient në spital kishte në shënjestër kirurgun që kreu operacionin e tij në shpinë.

Dr Preston Phillips u vra në sulmin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të qytetit Tulsa.

Policia i identifikoi viktimat e tjera si Dr Stephanie Husen, Amanda Green dhe William Love, në një konferencë shtypi të enjten.

Autori kishte blerë një pushkë gjysmë automatike të stilit AR15 vetëm disa orë para të shtënave, dhe gjithashtu ishte i armatosur me një pistoletë, tha policia.