Arrestohen të dyshuarit
Vetëm gjatë ditës së premte tre persona përfunduan në spital pasi u sulmuan me thikë.
Rasti i parë ka ndodhur në Lipjan saktësisht në rrugën “Skënderbeu”, ku një person ka marrë lëndime trupore pasi që është sulmuar me thikë nga një person tjetër.
Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa, rasti tjetër sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Avdyl Rama” në Suharekë ku u therën me thikë dy persona.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.
Sulmuesit e të dyja rasteve me aktvendim të prokurorëve janë dërguar në mbajtje./21Media
