Sulm me armë para nisjes së Kupës së Botës për femra, 2 viktima në Zelandën e Re

TË FUNDIT

Dy persona kanë mbetur viktima pas një sulmi me armë në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë para se qyteti të hapte Kupën e Botës FIFA për femra.

Po ashtu gjashtë persona të tjerë, përfshirë oficerë policie mbetën të plagosur. Mësohet se edhe agresori ka gjetur vdekjen, ndërsa nuk dihet ende motivi i sulmit.

Ngjarja ndodhi në një kantier ndërtimi në rrugën “Queen street”  ku edhe ndodhen qendra dhe zyra biznesi, sipas BBC.  

Kryeministri i vendit  Chris Hipkins ndërkohë bëri të ditur se sulmi nuk po trajtohej si akt terrorist dhe se kupa e botës do të vijojë ashtu siç ishte planifikuar.

Ndërsa kryebashkiaku i Auckland, Mayor wayne Brown, siguroi se i gjithë personeli i FIFA-s dhe skuadrat e futbollit ishin të sigurta.

FIFA shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.