Sugareski: Së shpejti tenderi i parë për projektin “Maqedonia pa baltë”

Must Read

Gazi Baba, Çairi, Saraji, Studeniçani dhe Shtipi në karantinë? Vendimi do të sillet në fund të javës.

Komisioni për sëmundje infektive po shqyrton mundësinë për të futur në karantinë disa komuna ose për të...

Filipçe: Situatën e kemi nën kontrollë

Kllasteret e të infektuarve i kemi të njohura dhe situatën e kemi në kontroll. Kështu u shpreh...

Filipçe: Orën policore e kemi hequr sepse ka zgjatur mjaftueshëm, nëse ka nevojë e kthejmë

Ne kemi analizuar situatën dhe gjendjen me virusin korona përpara se ta heqim orën policore, tha Ministri...

Deri në fund të majit ose fillim të muajit të ardhshëm pritet shpallja e tenderit të parë për projektin e infrastrukturës së Qeverisë, “Maqedonia pa baltë”, paralajmëroi sot në Shën Nikollë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Bëhet fjalë për 15 deri në 20 komuna, sipas projekteve më të gatshme që janë, ndërsa më pas për një ose dy muaj do të shpallet tenderi i dytë dhe i tretë. Kështu që ne presim që të gjitha aktivitetet të fillojnë muajin tjetër, me shpalljen e tenderëve të parë në mënyrë që pas përfundimit të tyre të fillojë ndërtimi i rrugëve”, tha Sugareski.

I pyetur për ndërtimin e një pende në lumin Otinja e cila është në proces të korrigjimit të vërejtjeve të caktuara, Sugareski theksoi se nuk dëshiron t’i nxjerrë deklaratat jashtë kontekstit, sepse askund në deklaratën e fundit të dhënë në rajonin e Shtipit nuk ka përmendur një rishikim të projektit. Sipas tij, ky është një projekt i Komunës së Shtipit, për të cilin para se të paraqitet kërkesë për marrjen e lejes së ndërtimit, duhet të kompletohet edhe ky dokumentacion.

“Pritjet e mia janë që sa më shpejtë dokumentacioni nga komuna të paraqitet plotësisht, do të rishikohet nëse gjithçka është në rregull dhe atëherë do të lëshohet një leje ndërtimi dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të sigurojë fonde për ndërtimin e pendës së lumit Otinja. Nuk dua të nxirrem jashtë kontekstit askund”, deklaroi Sugareski.

Ndërtimi i pendës në lumin Otinja i cili do të bëhet brenda një periudhe tre vjeçare, kushton rreth 7.5 milion euro, ndërsa për këtë vit nga buxheti i qeverisë janë parashikuar 200,000 euro. 

  • Tags
  • 3
- Advertisement -

Latest News

Filipçe: Situatën e kemi nën kontrollë

Kllasteret e të infektuarve i kemi të njohura dhe situatën e kemi në kontroll. Kështu u shpreh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe...

Filipçe: Orën policore e kemi hequr sepse ka zgjatur mjaftueshëm, nëse ka nevojë e kthejmë

Ne kemi analizuar situatën dhe gjendjen me virusin korona përpara se ta heqim orën policore, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas...

Misajllovski për konferencën për media të Zaevit: Është joserioze dhe ikje nga realiteti

Është joserioze, dhe paraqet ikje të plotë nga realiteti të flitet për arritjet trevjaçre, kur sot Maqedonia e përjeton të hënën e...

Drejtori i “Gazetës Zyrtare” në vetizolim, ka qenë në kontakt me Llukarevskën

Drejtori i “Gazetës Zyrtare” Martin Kostovski para pak kohe në Fejsbuk publikoi se do të jetë në vetëizolim 14 ditorë përshkak kontaktit...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -