Array

Suedi- Themelohet rrjeti studentor dhe rinor Shqiptarë

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Studentët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Suedi, tash e tutje do të kenë rrjetin e tyre nëpërmjet të së cilit do të jenë të organizuar dhe do të zhvillojnë veprimtari shoqërore. Selia e këtij rrjeti do të jetë në qytetin e Malmës por degëzimet e tij do të shtrihen edhe në qytetet tjera universitare të Suedisë.

Ky është informacioni që ka ardhë përmes një komunikate për media, ku thuhet se për këtë rrjet u vendos në një takim me një grup studentësh dhe të rinjsh të sapodiplomuar në fakultete të ndryshme dhe disa të rinjve shqiptarë që në Suedi kanë kryer edhe studimet pasuniversitare.

- Advertisement -

Takimi u mbajt në Malmë në organizim të përbashkët të Ministrisë së Diasporës të Kosovës dhe të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Në komunikatë thuhet se ideja e krijimit të këtij rrjeti ka ardhë nga Ministria e Diasporës në Kosovë. Edhe në këtë ngjarje i pranishëm ka qenë Lorik Postina nga Ministria e Diasporës, ku citohet të ketë thënë se ky rrjet ka për qëllim organizmin e të rinjve shqiptarë në Diasporë.

- Advertisement -

“Deri tash janë themeluar 5 lidhje të këtilla në shtetet e Evropës dhe deri në fund të këtij viti planifikojmë që të themelojmë edhe tri lidhje të tilla. Përmes këtyre organizimeve, zëri i të rinjve të diasporës do të dëgjohet më mirë dhe do të jetë më i fortë”, citohet të ketë thënë Pustina.

Elis Badalli që udhëheq divizionin për kulturë dhe sport në kuadër të Ministrisë së Diasporës, pos tjerash nënvizoi se kjo ministri ka projekte dhe fonde, përmes së cilave konkretisht do të përkrahen veprimtaritë e të rinjve shqiptarë kudo që ata janë në diasporë.

- Advertisement -

Ndërkaq Ramadan Mramori ka informuar pjesëmarrësit lidhur me rrjedhat dhe rëndësinë që ka regjistrimi i bashkëkombëseve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Rrjeti i studentëve dhe të rinjve shqiptarë në Suedi, në këtë takim, zgjodhën edhe kryesinë prej shtatë anëtarësh.

Kryesia ka këtë përbërje: Arjeta Binaku dhe Renata Qato, do të jenë koordinatore, kurse anëtarë të kryesisë u zgjodhën edhe Argjend Veliu, Pajtim Sylejmani, Agon Reshitaj, Besa Ademi dhe Gazmir Vukaj.

Përveq zyrës që u është ofruar këtij rrjeti studentësh, atyre do t’u ofrohet edhe ndihmë në hartimin e projekteve nga Ministria e Diasporës

- Advertisement -

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -