Temperatura deri në 39 gradë! Valë e nxehtë deri në mes të javës së ardhshme

TË FUNDIT

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 39°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njoftuan nga DPHM.

Në të njëjtën kohë, vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Evropën Perëndimore, veçanërisht Francën, Gjermaninë dhe shtete të tjera, ku temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë.