Federata Kombëtare e Fermerëve, bashkë me Ministrinë e Bujqësisë planifikon të bëjë ndryshime në mënyrën e subvencionimit në pagesën e drejtpërdrejtë të bujqve. Një prej tyre është që për gratë fermere kur të bëhen nëna, të mund të marrin kompensim në para për 9 muaj.
“Kemi ardhur në një pilot program ku fermerët tona të regjistruara individualisht që do ta marrin rolin e nënës dhe do të pengohen që ta ushtrojnë veprimtarinë bujqësorë deri sa fëmija është i vogël, të mund të aplikojnë përmes programit të Ministrisë së Bujqësisë, përmes programit për zhvillim rural për një shtesë që do të jepet, një kompensim në para që do të jetë si shtesë për amësi”, tha Vaska Mojsovka, kryetare e FKF.
Sa u përket prodhimeve bujqësore, Mojoska shprehet se fermerët kanë shpenzime të shumta por blerja vazhdon të mbetet si vitet e kaluara, andaj kërkon që kjo të rregullohet.
“Mendoj që ka zgjidhje dhe ajo është prodhimi i rënë dakord ku ne si organizatë duam të funksionojë marrëveshja e prodhimit të rregullohet me ligj me zhvillimin rural me nenin 32, por mendoj që ajo në të ardhmen të ekspozohet më shumë dhe në atë marrëveshje të ketë artikuj logjik ku bujku do e dijë sa do prodhojë, me çfarë çmimi do blihet së bashku me blerësit ato marrëveshje duhet të bëhen dhe ato marrëveshje të jenë të lexuara nga gjitha anët”, pohoi Vaska Mojsovka, kryetare e FKF.
Mojsovska vlerëson se me një program politik mund të rritet numri i bujqve në vend, ku do e konsiderohej si profesion dhe kështu do të rritej prodhimi vendor që do ta ndihmojë shtetin.
