Gjykata Themelore Penale njofton se ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj N.K., ndërsa ndaj personit M.Z. ka shqiptuar masën e paraburgimit shtëpiak, përcjell TV21. Të dy personat dyshohen se kanë qenë pjesë e transportit ndërkombëtarë të substancave për prodhimin e drogës, substanca të kapura gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit. Ndryshe, autoritetet njoftuan se sipas analizave paraprake bëhet fjalë për 1 tonë substancë „1 Phenyl – 2 Propanone“, me të cilën mund të prodhohet drogë në vlerë të mbi 50 milion eurove.
