Studentët nga Kosova u kërcënuan në Serbi

TË FUNDIT

Në Konferencën e organizuar nga “Qendra Rinore për Edukim” (Youth Education Committee) në seli në Beograd , Kosovën e përfaqësuan dymbëdhjetë ambassadorë të rinj të pajtimit. Kjo në pamundësi që jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, pas kërcënimeve të autoriteteve serbe për arrestimin e mundshëm të tij.

Temë kryesore e kësaj konference ishte sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me qëllimit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Studentët nga Kosova treguan për peripecitë të cilat i kanë kaluar në këtë vizitë që ështe zhvilluar në Beograd më 23-24 prill.

Sipas tyre kjo vizitë ka rëndësi të madhe sepse punon me rininë dhe me përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve si brenda Serbisë e Kosovës ashtu edhe brenda Serbisë e Bosnjës. Studentët tregojnë se janë kritikuar nga njerëzit për pjesëmarrje në këto evente mirëpo sipas tyre duhet të shkojnë të flasim për shtetin tonë dhe ta prezantojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Stuedentja Mërgime Kajtazi rrëfen se si serbët i kanë kërcënuar. Ajo përmendi edhe një person i cili me një banerë ofendues ndaj Kosovës i priti studentët kosovarë përballë hotelit në Beograd.

“Kanë kërcënuar fillimisht organizatorët, pastaj edhe disa prej pjesëmarrësve, të cilët kanë vendosur të mos vijnë. Mirëpo organizatorët janë treguar shumë të kujdesshëm dhe kemi qenë shumicën e kohës në përcjellje të policisë. Kur kemi mbërritur në Beograd një baner dhe një protestues na kanë pritur përballë hotelit. Nuk e kuptoj gjuhën serbe, mirëpo kam vërejtur të shkruar NATO dhe UÇK dhe disa fotografi të njerëzve. Ai person menjëherë është larguar nga policia”u shpreh Kajtazi

Ajo më tej thotë se përndryshe, organizatorët kanë qenë shumë të hapur, gjithashtu dhe pjesëmarrësit dhe unë sinqerisht shpresoj që një ditë ata do ta kuptojnë më në fund që Republika e Kosovës tashmë është realitet i cili nuk kthehet mbrapa. Sipas saj të rinjtë serbë janë shumë më të hapur dhe neutral sa i përket Kosovës dhe e di se një ditë ata do të pranojnë realitetin e ri dhe të vendosin të ecin përpara në vend se të merren me të kaluarën dhe jugo-nostalgjinë.