Studentët: Bankat jashtë!

TË FUNDIT

Studentët e Fakultetit Filozofik njoftojnë se kanë ndërmarr një aksion kundër ekspozimit të reklamave të ProCredit Bankës në ambientet e këtij Fakultetit.

“Dëshirojmë t’iu bëjmë të gjithëve me dije se nuk do të tolerojmë këso pervesitete në ambientet e universitetit. Universiteti është ambient i mësimit dhe mendimit kritik dhe jo fushë e reklamimit dhe indoktrinimit kapitalist dhe fashist”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu duhet të theksohet se ky aksion është realizuar nga studentët e Fakultetit Filozofik të indinjuar nga situata e tmerrshme e krijuar në Universitet.