Strugë, prona shtetërore shfrytëzohet për biznes! Kërkon 100 denarë për parking, por nuk jep llogari fiskale!

TË FUNDIT

Në qendër të Strugës në mënyrë jolegale funksionojnë parkingje të cilët u marrin para qytetarëve.

Ky fenomen po ndodh tanimë 1 vit, ku qytetarët për tu parkuar afër urës e cila është pronë shtetërore detyrohen të paguajnë parking 100 denarë, sepse dikush ka uzurpuar pa të drejtë pronën Shtetërore dhe përfiton në të zezë.

Një qytetarë i revoltuar e ka xhiruar uzurpuesin e pronës i cili po kërkon para për parkim.

-E këtu do të paguash!


Mirë më jep llogari fiskale dhe do të paguaj.


-Në të zezë do te paguash, do të shohësh!


Të paguaj në të zezë?


-Po 50 denarë!


Ke t’i llogari fiskale?


-Jo çfarë llogarie fiskale!

Këtë video e ka dërguar edhe në polici, me ç ‘rast në teren kanë dal inspektorët e tregut nga ku kanë konstatuar se po kryet veprimtari e jashtëligjshme.

“Kemi nxjerrë masën sipas ligjit për veprimtari të paregjistruar dhe vendim për ndalim të veprimtarisë në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, pohoi Shpend Iljazi, Inspektorati i Tregut- Strugë.

Por edhe përskaj të ndalesës së veprimtarisë dhe dënimeve të shqiptuara nga ana e inspektorëve i njëjti person vazhdon ta mbajë të uzurpuar pronën publike.