Nuk ka zgjidhje për problemin me qentë endacakë në Strugë. Këshilltarët e Strugës, para 5 muajsh njëzëri votuan për krijimin e një organi ad-hoc për zgjidhjen e menjëhershme të problemit të endacak. Nisma parashikon kapje, sterilizim dhe trajtimin e tyre, por kanë kaluar 5 muaj dhe komuna nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Qytetarët ankohen se nuk mund të lëvizin lirshëm rrugëve.
“Është shumë keq që njerëzit kanë frikë, komuna duhet të kujdeset për këtë. Tufa me dhjetë qen vijnë kështu, është shumë keq, unë them se duhet të mbajnë llogari.”
“Sigurisht që është problem, populli ka frikë, fëmijët kanë frikë, nëse mundet le të zgjidhet diçka.”
“Një herë më ra çanta me të gjitha arra, ishin pesë gjashtë qen dhe ku të shkoj?! Nuk ke si të mbrohesh.”
Këshilltari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Kukunesh, thotë se komuna harxhon mjete për çështje joproduktive, ndërsa nuk e sheh të arsyeshme të ndajë mjete për të zgjidhur problemin me qentë endacakë.
“Mjetet që është dashur të ndahen për këtë aksion janë të vogla sa i përket asaj se çfarë shpenzon komuna nga buxheti i saj. Pra, mbi 2 milionë euro komuna ndan mjete nga buxheti i saj për investime joproduktive dhe jo kapitale dhe ne arsyetojmë se nuk kemi 8 mijë euro për të zgjidhur një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët e Strugës”- deklaroi Nikolla Kukunesh- Këshilltar I VMRO DPMNE-SË
Sipas ligjit, komunat janë përgjegjëse për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, por asnjë komunë në rajonin jugperëndimor nuk ka një strehë adekuate. Kryetari i Strugës Ramiz Merko thotë se po bëhet gjithçka për zgjidhjen e problemit.
