“Stopanska Banka” me risi/ Do të fillojë me punë kompania e re “Stopanska Lizing”

TË FUNDIT

Stopanska Bank sot paralajmëroi fillimin me punë të kompanisë së saj të re “Stopanska Lizing”. E vendosur në zemrën e Shkupit, pranë shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës, ekipi i profesionistëve hapi dyert e hapësirave të Stopanska Lizing për të gjithë individët dhe kompanitë që kanë nevojë për produkte lizing financiare ose operative.

 “Me përkushtim dhe profesionalizëm të madh ndaj klientëve tanë, “Stopanska LIZING” do të kujdeset që në të ardhmen t’u ofrojë klientëve tanë mundësi më të mëdha për financim, para se gjithash, lizing financiar dhe operativ që do të plasohen si produkte. Ne do të përfaqësohemi në segmentin e industrisë së kamionëve, rimorkiove dhe autobusëve, si dhe pajisje. Në të ardhmen ne duam të zhvillojmë edhe sektor të  pronave të patundshme.”- deklaroi Zharko Kërzhallovski, Drejtor i Stopanska Lizing.

error: Content is protected !!