Stoltenberg: Urime Pendarovski, bashkë me ju do të punojmë për anëtarësimin e vendit në NATO!

TË FUNDIT

Pas shpalljes të rezultateve paraprake nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka uruar presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg në Twitter shkruan:

“Urime Stevo Pendarovski fitoren në zgjedhjet Presidenciale, do të vazhdojmë të punojmë së bashku me ju, në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s” – ka shkruar Jens Stoltenberg në rrjetin social Twitter.