Stoltenberg takon Erdoganin, flasin për Ukrainën

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, transmeton TV21.

Siç bëri të ditur Stoltenberg në Twitter, në këtë takim është biseduar për luftën në Ukrainë të shkaktuar nga Rusia.

“Kënaqësi të takohem me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe ne dënojmë pa mëdyshje invasionin rus në Ukrainë. Unë përgëzoj përpjekjet e Turqisë për të ndërmjetësuar”, shkroi Stoltenberg.