Stoltenberg: Me kujdes i ndjekim ngjarjet në Bjellorusi

TË FUNDIT

Aleanca Veriatlantike me kujdes i ndjek ngjarjet në Bjellorusi dhe është e gatshme t’i mbrojë aleatët e saj, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se NATO nuk paraqet kërcënim për Bjellorusinë dhe nuk shpërndan trupa në rajon.

“Mbetemi të kujdesshëm, në mbrojtje të rreptë dhe të gatshëm që të hakmerremi ndaj çdo agresioni kundër aleatëve të NATO-s”, theksoi Stoltenberg.

Në Bjellorusi prej 9 gushtit, kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale, në të cilat fitoi Aleksandër Llukashenko u mbajtën protesta në të cilat janë lënduar qindra persona prej të cilëve 120 policë, ndërsa një protestues ndërroi jetë. Ditët e para të protestave janë arrestuar 6.700 persona.