Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebosjha Stefanoviq ka thënë se nëse zëvendëskryeministri dhe njëri nga udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçi do të ndalohet nëse vjen në Beograd.
Ministri i Punëve të Brendshme I Serbisë Nebosjha Stefanoviq ka thënë se nëse zëvendëskryeministri dhe njëri nga udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçi do të ndalohet nëse vjen në Beograd.
“Në rast se Thaçi vjen në Beograd policia do të sillet sipas ligjit dhe do ta dorëzojë para drejtësisë”, ka thënë Stefanovic gazetarëve në Beograd pas takimit me komisarin evropian Christos Stilijanides.
Organizata e rinisë “Ambasadorët e Paqes”, ka thënë se Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime evropiane në Ballkanin perëndimor që pritet të mbahet më 24 prill.
Siç thuhet në deklaratën e kësaj organizate qeveritare pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përveç Thaçit edhe zëvendësi i tij Petrit Selimi, sekretarja e shtetit për integrim evropian në Maqedoni Ana Bllazheska, ministri i Bosnjës Sherif Mujkanoviq dhe personalitete tjera. Hashim Thaçi në Serbi akuzohet për krime lufte.
