Nëntë mjekë dhe infermierë si dhe tre teknikë nga Spitali i Përgjithshëm në Strumicë momentalisht janë në izolim pasi ishte konfirmuar se janë pozitivë ndaj korona virusit. Për këtë shkak është e pasigurt ku do të hapet reparti shtesë për pranimin e pacientëve me Covid-19 në repartin e ri të spitalit. Këtë e kumtoi drejtori i Spitalit, Naqe Gogov, i cili tha se disa të infektuar kanë pasqyrë më të lehtë klinike, kurse disa të tjerë janë asimptomatikë. Në Spitalin e Strumicës për momentin po trajtohen 100 pacientë, 45 prej të cilëve janë hospitalizuar, kurse 55 të tjerë po mjekohen me terapi në spitalin ditor.
