Ministrja e arsimit Milla Carovska demonstroi se si duhet t’i shfrytëzojnë nxënësit stacionet mobile për dezinfektimin e duarve. Janë 52 stacione të këtilla që janë shpërndarë në 15 shkolla, ndër të cilat edhe shkolla më e vjetër e cila ekziston tashmë 98 vjet, “Sh. Kliment i Ohrit” në Draçevë. Ky është donacion i UNICEFIT. Ministrja thotë se shkollat janë të gatshme për mësim me prani fizike sipas vendimit të Komisionit për sëmundje nxitëse dhe Qeverisë. Por kanë tre skenarë që i kanë përgatitur që në qershor në rast të përkeqësohet gjendja me Kovid 19.
“Në tre skenarët qëndron se mësimi me prani fizike është skenari më i preferuar, siç rekomandojnë edhe nga UNICEFI edhe vendet e tjera të zhvilluara, dhe ne përgatitemi për këtë skenar. Skenari i dytë është modeli hibrid, një javë një grup nxënësish të jenë në klasë, të tjerët të ndjekin procesin mësimor onlajn, dhe anasjelltas, me qëllim që të mbahet vazhdimësia e grupeve, të ruhet shëndeti mendor, socializimi i cili e përfshin këtë segment të procesit arsimor. Modeli i tretë është që disa nxënës vazhdimisht të jenë me prani fizike, të ndarë në disa grupe, ndërsa grupi tjetër vazhdimisht të ndjekë onlajn procesin mësimor”, theksoi Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Librat digjitalë janë të gatshëm edhe për nxënësit e klasës së katërt por ka edhe tekste të shtypura shkollore. Për herë të parë janë bërë hulumtime që kanë treguar se 1200 nxënës në shtëpitë e tyre nuk kanë energji elektrike. Për ta do të ketë libra të shtypur mësimorë.
“Libri digjital mësimor është vetëm një vegël në sistemin arsimor që ndihmon dhe duhet të japë vlerë të shtuar. Libri mësimor nuk është burimi themelor i informacioneve, e as vegël për punën e mësimdhënësit. Me vite të tëra në vend të japim mësim sipas programit, të kujdesemi të arrijmë rezultate, ne japim mësim sipas librave shkollorë”, shtoi Carovska.
Është koha, thotë Carovska të ndalen të botojnë libra shkollorë, por informacionet duhet të kontrollohen nga më shumë burime, të hulumtohen dhe pastaj të merren vendime. Këtu e sheh shpëtimin e shtetit tonë, për shkak se këtë e kërkon bota bashkëkohore. Është koha, thotë ajo që nxënësit të mësojmë se çfarë është nepotizmi, alfabetizmi mediatik, për shkak se atje krijohet baza e qytetarëve produktivë të cilët do ta çojnë shtetin përpara.
