Ministria e Shëndetësisë është sqaruar, në lidhje me numrin e pacientëve të cilët mjekohen nga Covid-19 në Shtip.
Në raportin ditor që u dërgua sot nga ky institucion, paraprakisht u njoftua se në Shtip janë duke u mjekuar 333 pacientë.
Ndërkohë, tani dërgojnë kumtesë shtesë, ku thonë “se gabimi ishte i paqëllimshëm”, dhe se në Shtip mjekohen 33 pacientë.
Përndryshe, numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në vend, është 490, ndërkaq ka 750 shtretër të lirë në spitale.
