SPM me avokat për mbrojtjen e policëve! Shërbimet për ankesat e policëve do të jenë falas

TË FUNDIT

Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) ka nënshkruar marrëveshje  me avokaten Hamdije Ademi Tafa për të mbrojtur të drejtat e punonjësve të policisë në vendin tonë.

Ankesat e policëve me procedurat disiplinore, procedura gjyqësore deri në përfundimin e procedurave avokatja do t’i drejtojë falas.

 Siç tha kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë Marjan Kicev, kjo marrëveshje ka për qëllim t’ju ofrojë punonjësve drejtësi të denjët.

“Kemi nënshkruar bashkëpunim me të cilin të gjithë anëtarët e Sindikatës së policisë si sindikatë i vetëm reprezentativ i Policisë së Maqedonisë do të kenë ndihmë falas në të gjitha pjesët, duke filluar nga procedurat disiplinore, procedura gjyqësore deri në përfundimin e procedurave. Kjo është marrëveshja e parë e këtij apelacioni të Gostivarit, marrëveshja e parë që e nënshkruajmë me avokaten Hamdije dhe kjo do të jetë ekskluzive me tjetër avokat nuk do të kemi marrëveshje,” tha Marjan Kicev, kryetar i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë.