Specat e ajvarit sivjet 50-6 denarë/kg

TË FUNDIT

A është bërë ajvari luks?! Çmimi një kilogrami të specit të kuq që përdoret për ajvar është nga 50 deri në 60 denarë. Tregtarët çmimin e konsiderojnë të volitshëm, po shitje po kanë pak. Shitja nuk është më si më përpara. Sa ishte ekipi i TV21 në tregun e Tetovës, blerës kishte pak.

“Këtë vit është shumë dobët, njerëzit ka shkuar në kurbet, nuk janë më këtu, edhe pse çmimet të volitshme nuk janë shumë shtrenjtë, ama nuk ka shumë interesim, çmimet janë nga 50-60 denarë janë çmime të volitshme por njerëzit nuk kanë interesim”.

“Blejnë por nuk kanë pare u duken shtrenjtë speci, domatja, nuk kanë faj, me një pension çka do bëje, pensioni i vogël dhe për atë shumë dobët shitet, speci kuq, domatja, por nuk ka edhe njerëz e sheh edhe vetë. Prej 50 denarë deri në 60 janë më i miri është 60 denarë, po tash nuk ka shitje si vjetër tjera”.

Blerësit thonë se do të përgatisin ajvar, por më pak. Sipas tyre, për rrogat që kanë – çmimet janë të larta, por edhe pa ajvar nuk bën.

“Kam mbjellë unë vetë jam munduar, ata shumë thatësi, shumë shumë janë ata çmimet për këtu janë shumë”.

“Çmimet janë katastrofë, do bëjnë pak ajvar, ama shumë pak, 50 apo 60 denarë nuk janë edhe shumë nëse i hipin mbi 100 denarë janë shumë atëherë, por ata i hipin kur të duan se”.

“-Çmimet janë të shtrenjta.
-Do bëni këtë vit ajvar?
-Po do bëjnë po janë pak shtrenjtë, 50 a, 60 denarë specat janë shtrenjtë, ato varet edhe në bazë të rrogave po janë pak shtrenjtë”.

Për të përgatitur ajvar për një familje, mesatarisht duhet 50 kilogram speca, që do të thotë rreth 3000 denarë. Nëse kësaj i shtohen edhe afër 300 denarë për domatet e zeza, 5 litra vaj 500 denarë, si dhe harxhimi i drurit apo rrymës, del se për 28-30 kavanoza me ajvarit nevojiten së paku 4500 denarë.