“Është vetëm një aktgjykim”, Ministri i Kulturës Lutkov për vendimin gjyqësor mbi uljen e pagave

TË FUNDIT

“Është vetëm një vendim i marrë; do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet më tej, por shpresoj të mbajmë edhe një takim të përbashkët me Sindikatën e Kulturës,” deklaroi ministri i Kulturës Zoran Lutkov, pasi para dy ditësh Sindikata njoftoi se kishte marrë vendimin e parë gjyqësor nga 800 paditë e paraqitura për shkak të uljes së pagave të punëtorëve të kulturës.

“Ne jemi takuar disa herë gjatë kësaj periudhe me Sindikatën e Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe me SASHK-un dhe kemi biseduar, kemi hapur çështjet jo vetëm për pagat, por kemi përpjekur të hapim edhe çështje të tjera nga Marrëveshja Kolektive për të përmirësuar situatën. Por ende nuk kemi përgjigje për çështjet e tjera; tani vetëm ky aspekt është i rëndësishëm, për pagat”, tha Zoran Lutkov.