Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot deklaroi se MPB-ja disa herë ka kontaktuar dhe ka parashtruar dokumente edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë për shpalljen e urdhër-arrestit ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Dokumente për shpalljen e urdhër-arrestit për Nikolla Gruevskin për rrezikim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit janë dorëzuar në Interpol dhe presim urdhër-arresti të shpallet.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se Interpol ende bënë hetime, por ai vlerëson se urdhër-arresti që është dërguar i përmbush kriteret që të publikohet. Spaskovski është i bindur se nuk ka asnjë pengesë ligjore që urdhër-arresti për Nikolla Gruevskin të publikohet në Interpol.
