Spasovski së bashku me liderë botëror, firmosin letër të hapur “Thirrje për mbrojtje të demokracisë” në kushte të pandemisë

TË FUNDIT

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski është nënshkrues i letrës së hapur ” Thirrje për mbrojtje të demokracisë”,  e inicuar nga  organizatat prodemokratike ndërkombëtare, Instituti ndërkombëtar për demokraci dhe ndihma zgjedhore (IIDEA/INDNZ) dhe mbështetur nga Fondacioni  për demokraci  të Uestminster pas të cilit  u mbështetën edhe 63 organizata të botës.  Letrën e firmosën një numër i madh i  ish liderëve politik, shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe  liderë tjerë politik dhe qytetar përreth botës, duke i përfshirë edhe 13 nobelistë.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, letra ka për qëllim ta ngritë vetëdijen  dhe t’i mobilizojë  qytetarët dhe bartësit e  politikave ta mbrojnë demokracinë  në kushte të pandemisë me Kovid-19, në të cilën theksohet se  ballafaqimi me këtë  krizë globale nuk guxon të zbatohet  në llogari të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët, veçanërisht pakicat dhe  grupet e rrezikuara.

“Pandemia ekzistuese paraqet sfidë serioze globale edhe për demokracinë  dhe ajo nuk guxon të anashkalohet  ose të kërcënohet  dhe njerëzit që kujdesen  për të  duhet të japin vullnet, disiplinë dhe solidaritet  në mbrojtjen e saj. Në pyetje është liria, shëndeti dhe dinjiteti i njerëzve gjithkund”, thuhet në letrën e hapur “Thirrje për mbrojtje të demokracisë”./MIA