SPASOVSKI PREMTON ZGJEDHJE TË SIGURTA, “POLICIA DO TË PUNOJË PËR TË PASUR ZGJEDHJE DINJITOZE”

TË FUNDIT

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se Ministria e Brendshme është e gatshme për ditën e zgjedhjeve. Sipas tij, siguria do të jetë në nivel të lartë dhe do të punohet për një ditë zgjedhore të qetë dhe demokratike

“Në bazë të kompetencave të saja, Ministria e Brendshme e ndjek të gjithë procesin zgjedhor me qëllim që dita e votimit të jetë e qetë, e papenguar siç i ngjan një vendi demokratik. Gjatë periudhës së kaluar, efektivët policorë u përpoqën për një siguri efikase të të gjithë procesit demokratik. MPB është e gatshme të sigurojë atmosferë të sigurt dhe dinjitoze për ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.