Spasovski, Osmani dhe Filipçe nuk marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

TË FUNDIT

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurisë në të cilën pritet të diskutohet dhe marret vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të pandemisë me COVID-19.

Zyra e Presidentit Stevo Pendarovski inforormojnë se Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk kanë shkuar në mbledhje.

Spasovski si kryeministër është anëtar i përhershëm i Këshillit , ndërsa me ftesë të Presidentit Pendarovski, duhej të merrte pjesë edhe Osmani si koordinator kombëtar për ndihmat e huaja, si dhe Filipçe si Ministër i SHëndetësisë.

Më herët sot, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, njoftoi në Facebook se ishte pozitiv për koronavirus. Dje, Spasovski, Osmani dhe Filipce morën pjesë në një takim të Shtabit Komunal të Krizave në Kumanovë dhe vizituan spitalin e Kumanovës./MIA