Spasovski flet për vjedhjet e makinave Golf 5! Ganiu kërkon polici lokale në Çair

TË FUNDIT

Njeriu i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk zbulon detaje rreth hetimit për vjedhjet e shtuara të makinave në Komunën e Çairit në Shkup. Banorët e kësaj komune reagojnë për vjedhjet e kryera, kurse sipas të dhënave të fundit cak janë makinat të tipit Golf 5. Ministri Oliver Spasovski, siguron se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme.   


“Kemi përparim serioz në hetim, prandaj së shpejti do ta informojmë opinion publik lidhur me atë çka do të thotë kjo vjedhje e makinave”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Në pyetjen e gazetarëve – përse aksionet e deritanishme të policisë për parandalim të dukurive të tilla nuk kanë rezultuar me sukses, Spasovski me përgjigje se së shpejti opinioni do të ketë më shumë hollësira lidhur me këtë çështje.


“Keni informacion të gabuar, nuk e di prej ku dhe çfarë…Ky hetim udhëhiqet dhe thashë se do ta informojmë opinionin publik dhe do të njiheni me secilin detal. Megjithatë lejoni që hetimin ta mos e udhëheqim përmes mediave por përmes shërbimeve dhe organeve kompetente. Vetëm kështu do të kemi sukses”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu, tha se nuk kanë kompetenca të drejtpërdrejta për zgjidhje të këtij problemi.

Ganiu përsëriti se policia ka kompetenca për këto punë. Njoftoi se organet kompetente kanë marrë incizime për rastet e këtilla. Njoftoi edhe se kanë incizime prej kamerave në rrugët ku ka banka, shitore etj., por për më shumë detaje në lidhje me hetimin, tha se kompetencat i ka MPB-ja.
Përndryshe, sipas informacioneve të fundit, vetëm në 20 ditët e para të këtij muaji, janë vjedhur 4 vetura të tipit Golf 5 në territorin e komunës së Çairit.