Spasovski do të testohet për COVID-19

TË FUNDIT

Kyeministri teknik Oliver Spasovski i ftuar në ClickPlus në TV21 ka treguar se të martën do testohet për të parë nëse është i prekur me koronavirus ose jo.

“Testimi duhet të bëhet pasi të kalojnë disa ditë nga kontakti që kemi pasur e kjo me shumë gjasa do të ndodhë të martën” tha Spasovski në ClickPlus.

Testin kryeministri teknik do ta kryejë pasi dje bashkë me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin e Arsimit Arbër Ademi kanë qenë për vizitë në Shtabin e Krizës në Kumanovë, ndërsa sot u morr vesh se Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski që e drejton këtë shtab, ka rezultuar pozitiv në testin për COVId-19./TV21

Спасовски: Во вторник ќе ме тестираат на коронавирус

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 16. April 2020