Qeveria italiane nuk po mendon ta mbyll vendin përsëri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, përkundër faktit të vazhdueshëm se janë shënuar rritje të rasteve të reja në muajin e kaluar.
Italia, një nga vendet më të goditura në Evropë me më shumë se 35,000 vdekje, raportoi dje 1,071 raste të reja, duke tejkaluar 1.000 në ditë për herë të parë pasi qeveria lehtësoi masat e mbrojtjes në maj.
“Nuk do të kemi mbyllje të re,” tha Speranza për gazetën “La Stampa”, duke sqaruar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me atë të shkurtit dhe marsit, kur sëmundja u përhap jashtë kontrollit dhe ishte e vështirë për të monitoruar dhe izoluar personat e infektuar.
“Unë jam optimist, megjithëse i kujdesshëm. Shërbimi ynë kombëtar i shëndetit është bërë shumë më i fortë”, tha Speranza, duke shtuar se Italia ndërkohë ka dyfishuar numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.
