Spanja, e cila këtë javë u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore në të cilën numri i të infektuarve kaloi një milion, dje përsëri regjistroi një numër rekord të rasteve të reja – 20,986.
Sipas ministrit të Shëndetësisë Salvador Ilja, epidemia tani është “jashtë kontrollit” në shumë zona të Spanjës. Autoritetet analizuan nëse, si Franca dhe vendet e tjera evropiane, të vendos orë policore, por ky vendim u shty.
Gjithsej 1,026,281 persona janë të infektuar në Spanjë. Më shumë se 34,000 kanë vdekur nga virusi dhe 155 vdekje të tjera janë të lidhura me Kovid-19 janë regjistruar në raportet e fundit.
