Spanja vendos në karantinë 32.000 njerëz

TË FUNDIT

Autoritetet spanjolle kanë urdhëruar karantinimin e 32.000 personave në qytetin Aranda del Duero në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas “Gardian”, banorëve të Aranda del Duero, të njohur për vreshtat e tyre, do t’u kufizohet lëvizja në minimum absolut dhe do t’u ndalohet të largohen nga qyteti, që ndodhet 150 km në veri të Madridit.

Kjo masë vjen gjashtë javë pasi masat e tilla u lehtësuan në të gjithë vendin. Zonat e tjera tashmë kanë vendosur masa të ngjashme në nivel lokal, përfshirë edhe Baskinë, Katalonjën dhe Aragonin.