Spanja po e fiton luftën kundër Kovid-19! “Asnjë klerik nuk u jep udhëzime qytetarëve si të sillen”

TË FUNDIT

“Qytetarët ishin të prekur nga madhësia e problemit, përkatësisht, kriza ishte aq e madhe saqë njerëzit me të vërtetë kishin dëshirë të dëgjojnë autoritetet dhe të bëjnë gjithçka që u rekomandohet, vetëm e vetëm të mënjanojnë pasojat më të rënda,” tha Emill Kirijas, Spanjë.

Kështu qytetarët reagojnë në masat që i sjellin autoritetet spanjolle ku kulmi i infektimit u arrit në fillim të muajit prill, ndërsa që atëherë e deri më tani, numri i rasteve të reja po bie në mënyrë drastike, ndërsa që tre ditë nuk ka as viktima.

Emil Kirijas i cili jeton në Spanjë, thotë se autoritetet e atjeshme që në kohën e kulmit tw virusit, kanë sjellë strategji për periudhë prej dy muajve, me çka do tu mundësohet qytetarëve gradualisht të mësohen me masat dhe t’i pranojnë të njëjtat.

“Dënimet janë të mëdha, dënimet janë të stërmëdha, jo vetëm që ishte e ndaluar të dalësh nga shtëpia pa nevojë, ndërsa nëse kjo ndodhte, vijonin dënime prej 600 eurove nëse policia dhe forcat e sigurisë vërenin se i keqpërdorni liritë qytetare për të dalës jashtë. Ishte e ndaluar grupimi nëpër banesa, policia hynte në banesa nëse kishte denoncim për grupim,” tha Emill Kirijas, Spanjë.

Autoritetet masat dhe gjobat vazhdimisht i kanë rishqyrtuar çdo dy javë, ndërsa dënimi më i madh është për grupim para ndërtesës ose oborrit. Dënimi është 6000 euro.

Kirjas shton se është deri te komunikimi dhe deri te ajo se si do të përcillet deri te qytetarët. Theksoi se masat i respektojnë edhe qytetarët, por edhe funksionarët shtetërorë.

“Ajo që është interesante, Spanja është vend religjioz si Maqedonia. Kisha këtu është shumë e fuqishme. Unë deri më sot nuk kam parë, asnjë klerik apo kardinal tu jap udhëzime qytetarëve si të sillen ose të tregojnë se cilat masa duhet të merren gjatë kohës së krizës shëndetësore,” tha Emill Kirijas, Spanjë.

Është interesant fakti që në disa rajone të Spanjës, më 12 qershor do të mbahen zgjedhje dhe për këtë nuk ka dilema dhe përplasje partiake a duhet të mbahen të njëjta për shkak të pandemisë, pasi që ishin shtyrë. Me vendimin e sjellë, është paraparë se vetëm nëse ka përkeqësim të gjendjes, atëherë do të prolongohen zgjedhjet.

Shembull të njëjtë të zgjedhjeve në kohë pandemie, realizoi edhe Franca. Por, në zgjedhjet lokale kishte dalje të ulët.