Londra dhe Madridi kanë arritur “marrëveshje parimore” për Gjibraltarin me të cilën do të mundësohet lëvizja e lirë në kufirin midis Spanjës dhe enklavës britanike, deklaroi sot Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Arança Gonzalez Laja.
Marrëveshja u arrit disa orë para përfundimit të periudhës së tranzicionit pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Me marrëveshjen do të shmanget që kufiri midis Gjibraltarit dhe Spanjës të bëhet kufi “i fortë” midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Britania e Madhe më 31 janar doli nga BE-ja (Bregzit), ndërsa sot skadon periudha e tranzicionit kur Londra del nga tregu i vetëm i BE-së dhe nga unioni doganor. Londra dhe Brukseli nënshkruan marrëveshje për marrëdhëniet tregtare pas 1 janarit 2021.
