Sotirova: ISHSS nuk ka kompetenca për marrjen e mostrave për praninë e koronavirusit në super-markete

TË FUNDIT

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ka kompetenca për marrjen e strishove nga supermarketet. Parandalimi i vetëm është vetëdija dhe përgjegjësia personale e qytetarëve, ndërsa një pjesë e përgjegjësisë i takon personave juridikë që administrojnë objektet, deklaroi sot drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Irinka Sotirova.

“Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor nuk ka kompetenca për marrjen e strishove nga këto vende. I vetmi parandalim që ne po e përsërisim dhe do ta përsërisim është përgjegjësia personale dhe vetëdijesimi i qytetarëve, që do të thotë respektim i rekomandimeve të Qeverisë, të dhëna më herët si rekomandime nga Komisioni për sëmundje infektive. Një pjesë të përgjegjësisë në fushën e këtyre çështjeve e bart edhe personi juridik që administron me ato pajisje”, tha Sotirova, në përgjigjen e pyetjes nëse ISHSS merr mostra për praninë e koronavirusit nga supermarketet.