“Krishti u lind, me të vërtetë u lind”, tha z.Stefan – Kryepeshkop i KOM-it.
Kështu përshëndesin mes vete krishterët ortodoksë duke e festuar Krishtlindjen, dita e lindjes së Krishtit. Kjo është festa më e gëzuar ortodokse me të cilën kremtohet lindja e Jezus Krishtit. Tradicionalisht në kishën katedrale “Sh. Kliment i Ohrit” në Shkup u mbajt liturgjia qendrore solemne me rastin e kësaj feste.
Qytetarët me dëshira për paqe, qetësi dhe shëndet të mirë.
“Të ketë paqe, qetësi në shpirtin dhe të kemi besim te Zoti”.
“Qofshim të gjallë dhe të shëndetshëm, Zoti na bekoftë dhe 2020-ja të mos na përsëritet kurrë më”.
“Të kemi qetësi të shpirtit. Të jemi më të mençur se sa ishim”.
“Shëndet, gëzim, lumturi, këtë vit të jemi më të shëndetshëm dhe më të gëzuar”.
Edhe krahas pandemisë edhe këtë vit nuk mungoi kungimi në grup në kishat. Në kishën katedrale besimtarët sipas traditës, me të njëjtën lugë kanë pirë nga vera që e simbolizon gjakun e Krishtit, ndërsa u nda edhe naforë e cila e simbolizon trupin e Jezus Krishtit.
Krishtlindja festohet tri ditë. Mëngjesi i Krishtlindjes fillon herët që në muzg kur dëgjohen kambanat e kishave ortodokse duke i thirrur besimtarët në liturgji.
Në mëngjesin e Krishtlindjes besimtarët hanë nga ushqimi i Buzmit. Këtë ditë mbarojnë kreshmët e Krishtlindjes dhe mund të konsumohet ushqim i yndyrshëm. Familjet me fëmijët e vegjël pas mëngjesit shkojnë mysafirë te të afërmit e tyre.
Qëllimi i kësaj feste është bashkimi i njerëzve me Zotin dhe me të afërmit, duke e festuar lindjen e Krishtit.
